Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

“Buzëqeshin” në Paris, Neymar mund të kthehet në fushë që të dielën

Lajmë të mira nga Parisi për gjendjen fizike të Nyemarit. Trajneri i Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel, tha këtë të martë se dëmtimi i pësuar nga braziliani “nuk është shumë serioz”, madje nuk përjashtoi mundësinë që ai të mund të luajë këtë të diel, kundër Lille, në Ligue 1.

“Lëndimi i Neymarit nuk është shumë serioz. Ai do të bëjë disa teste edhe nesër. Unë nuk mund të them se do të luajë kundër Lille (të dielën), por as nuk është plotësisht e pamundur,” – deklaroi gjermani para sfidës së nesërme ndaj Lorientit.

Pasi mori një ndërhyrje të vështirë nga bashkatdhetari i tij, Thiago Mendes (në sfidën ndaj Lyonit), futbollisti më i shtrenjtë i të gjitha kohërave u largua nga fusha me barelë, mes lotësh.

PSG tregoi të hënën se rezultatet e testeve paraprake ishin “qetësuese”, ndërsa vetë lojtari tregoi në rrjetet sociale se “mund të kishte shkuar edhe më keq”.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...