Bylbyl Sokoli kthehet te Ferizaj. Trajner i njohur nga Kosova ka zënë vendin e lënë bosh nga Afrim Tovërlani, i dorëhequr pak kohë më parë për shkak të problemeve financiare që kishte shfaqur klubi, të reflektuara edhe te rezultatet e dobëta të skuadrës, që mban vendin e parafundit në IPKO Superligën e Kosovës me vetëm 15 pikë.
Më Sokolin te Ferizaj besojnë se do të arrihet objektivi primar, që është qëndrimi në Superligë.
Pas zyrtarizimit të kthimit të Bylbyl Sokolit, klubi i Ferizajt ka njoftuar edhe vazhdimin e kontratës me dy lojtarë kryesorë, Genc Hamitin dhe Dren Gashin. Në ditët në vijim pritet të prezantohen të tjerë elementë të rëndësishëm për ta mbyllur me sukses pjesën e dytë të sezonit.