Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Bylis dhe Skënderbeu japin shenja “jete”, ashpërsohet gara për mbijetesën!

Për momentin Kastrioti është larg pasi 9 pikë janë shumë dhe gara për mbijetesën kur mbeten edhe 16 javë kampionat do të diskutohet mes tre skuadrave Bylis-it, Skënderbeut dhe Apolonisë. Në raundin e 20-të, Skënderbeu dhe sidomos Bylis dhanë shenja jete duke bërë akoma edhe më interesante garën për vendin e 8-të në Kategorinë Superiore, pozicion që të jep mundësinë e një ndeshjeje shtesë për të siguruar qëndrimin në elitë. Fitorja ndaj Apolonisë në fundjavë përveç rëndësisë që erdhi përballë një rivali direkt për mbijetesën, mund të konsiderohet jetike për Bylisin për vetë faktin pasi erdhi pas 6 humbjesh radhazi që kishte pësuar skuadra e Dovedan në kampionat.

Ai sukses me golin e Antony Beji në minutën e 80-të çliroi ballshiotët të cilët tashmë shkojnë me moralin e lartë në ndeshjen e radhës ndaj një rivali direkt siç është Skënderbeu.15 pikë pas 20 ndeshjesh dhe vendi i 8-të në renditje nuk janë maksimumi për Bylisin në këtë sezon por fitorja ndaj Apolonisë mund të shërbejë si pikënisje për të tentuar ringritjen dhe pse jo në fund të kampionatit për të siguruar objektivin madhor që do të ishte qëndrimi direkt pa ndeshje shtesë në Kategorinë Superiore. Por nëse Apolonia mori një goditje të rëndë me humbjen ndaj Bylis e 4-ta rresht për skuadrën e Cammarattës në kampionat, shenja jete në fundjavën e kaluar dha edhe Skënderbeu.

Korçarët ndalën kryesuesit e Superiores, Vllazninë në një barazim 1-1 në Korçë duke i shkuar afër edhe fitores. Kjo ishte pika e parë për Migen Memellin në stolin e bardhekuqëve dhe mund t’ë shërbejë gjithashtu si një pikë kthese për vazhdimësinë e sezonit. Vendi i 8-të për momentin është 2 pikë larg por me një fitore këtë fundjavë në përballjen direkte ndaj Bylisit, Skënderbeu mund ta shohë veten në zonën play-out.

Objektivi i parë i Migen Memellit kur mori drejtimin e Skënderbeut ishte të përmirësonte repartin difensiv dhe deri tani ja ka dalë pjesërisht pasi skuadra ka marrë 5 gola në tre takime ndërkohë që 4 i mori vetëm në ndeshjen e fundit të Ahmataj në stolin e juglindorëve atë ndaj Kukësit. Afrimet e janarit pak nga pak po nisin të japin kontributin e tyre në skuadër dhe kjo është një arsye më shumë që Skënderbeu i Migen Memellit të besojë fort te mbijetesa, edhe pse ndeshja ndaj Bylisit mund të konsiderohet deçizive për fatet e sezonit të korçarëve.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...