Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Bylis favorit, Dinamo për të treguar sa vlen

Bylisi është skuadra tipike që i kushton vëmendjen maksimale Kupës së Shqipërisë, pasi nëse ka një mundësi sado minimale për të siguruar pjesëmarrjen në Europë, e ka më të lehtë t’i shkojë deri në fund këtij kompeticioni. Ballshiotët, një herë finalistë në sezonin 2012-2013, do të kenë përballë Dinamon, një emër të madh të futbollit shqiptar.

Skuadra e drejtuar nga Dovedan ka pësuar shumë ndryshime krahasuar me edicionin e kaluar, megjithatë në dy javët e para tregoi se mbetet një kundërshtar i rrezikshëm dhe që ambiciet nuk i ndryshon. Mllugja, Murataj dhe Ndreca janë pa diskutim lojtarët më të mirë dhe më me eksperiencë, por dëshira e të rinjve për t’u evidentuar është një shtysë më shumë. Dhe tek kupa si klubi dhe futbollistët shohin dritaren e duhur për ta arritur objektivin. Mallakastriotët vijnë nga një paraqitje fantastike në derbin ndaj Apolonisë në “Loni Papuçiu”, duke rikuperuar disavantazhin 2-0 për ta mbyllur në barazim 2-2. Madje ishin dhe shumë pranë fitores, duke iu referuar dhe golit të anulluar.

Në “Adush Muça” zbret Dinamo, që ka nisur projektin e rikthimit të lavdisë së dikurshme. Nga Italia ka ardhur shpëtimi i bluve, me presidentin Marco Pontrelli në krye të klubit dhe Fabrizio Camaratan ne krye të skuadrës. Mundësia më e mirë për të treguar seriozitetin e këtij projekti është një përballje me skuadrat e Superiores dhe ndaj një kundërshtari të vështirë si Bylisi. Kryeqytetasit kanë lojtarë me eksperiencë si Edvan Bakaj dhe Jetmir Sefa, por gjithashtu edhe lojtarë të huaj që shtojnë cilësinë e grupit. E përbashkëta e të dy ekipeve është se deri diku mbeten të panjohura për tifozët, duke qenë se në dy javët e para është shumë e vështirë të krijosh një fizionomi për ekipin tënd dhe akoma më e vështirë për të studiuar kundërshtarin.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...