Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Bylis fiton edhe titullin kampion, Erzeni rikthehet në elitën e futbollit shqiptar

Pasi siguroi ngjitjen në Superiore, skuadra e Bylisit ka fituar sot edhe titullin kampion të Kategorisë së Parë, falë suksesit me shifrat 4-3 ndaj Butrintit, që e dërgon në kuotën e 69 pikëve, katër më shumë se Erzeni, kur ka mbetur edhe një ndeshje për t’u luajtur.

Sulmuesi shkodran Eridon Qardaku ishte protagonist për mallakastriotët, pasi shënoi të katër golat, nga dy për çdo pjesë, duke hedhur kështu kandidaturën për “këpucën e artë” të Kategorisë së Parë.

Festë edhe në Shijak, me Erzenin që ka siguruar zyrtarisht rikthimin në elitën e futbollit shqiptar, pas një mungese prej shumë vitesh. Shijakasit triumfuan me rezultatin 1-4 në transfertën ndaj Vorës dhe siguruan biletën për në Superiore një javë para fundit të një sezoni të interpretuar në mënyrë thuajse perfekte.

Thuajse e kompletuar edhe zona Play Off për ngjitjen në Superiore, pasi Korabi e Apolonia janë të sigurta matematikisht, ndërsa Turbina, Tomori e Bylis do të luftojnë për dy vende, me dy të parat dukshëm favorite.

Sa i përket rënies në Kategorinë e Dytë, Shkumbinit, Maliqit e Vorës, u është bashkuar sot edhe Butrinti, ndërsa Play Out-i është totalisht i hapur, me 5 skuadra që do të provojnë deri në vërshëllimën e fundit të sigurojnë direkt mbijetesën.

Rezultatet e javës së 29:

Renditja:

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...