Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Bylis ngushton diferencën me Tiranën, Erzeni triumfon në Pukë

Bylisi ka arritur të sigurojë 3 pikët në ndeshjen e prapambetur ndaj Shën Kollit në transfertë. Skuadra ballshiote ka fituar me rezultatin 1-2, falë golave të Hoxhajt dhe Mahmutit në minutat e 12’ dhe 16, ndërsa për vendasit ngushtoi diferencën Danaj në të 30-ën.

Me këtë fitore Bylisi shkon në kuotën e 37 pikëve dhe i afrohet edhe më shumë kreut, që mbahet nga Tirana me 41 pikë, në Grupin B të Kategorisë së Parë.

Sot u rikuperua gjithashtu edhe takimi i Grupit A të Kategorisë së parë, mes Tërbunit të Pukës dhe Erzenit. Shijakasit arritën të fitojnë me rezultatin 1-2 dhe shkuan në kuotën e 26 pikëve, por Kastrioti është vërtetë i shkëputur në këtë grup, me 41 pikë, ose 15 më tepër.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...