Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Bylis nuk heq dorë nga kreu, Besa merr një tjetër fitore shprese

Bylis nuk heq dorë nga kreu, Besa merr një tjetër fitore shprese
Bylis nuk heq dorë nga kreu, Besa merr një tjetër fitore shprese

Bylis vijon të mos heqë dorë nga gara për titullin kampion të Kategorisë së Parë, teksa në sfidën e vlefshme për javën e 27 ia doli të triumfojë me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Kastriotit.

Pavarësisht nevojës së krutanëve për pikë për të mbijetuar, mallakastriotët nuk e vunë në dyshim për asnjë moment fitoren, duke gjetur golat me Eminin në minutën e 20’ dhe Maçollin në të 45-ën.

Me këtë sukses Bylis rimerr vendin e parë të renditjes, por me vetëm nëj pikë më shumë se Elbasani, që do të luajë ndeshjen e tij për javën 27 në orën 19:00 përballë Lusnjës.

Blindoi pozitat në zonën Play Off për Superioren edhe Korabi, që ia doli të triumfojë 2-3 në transfertën ndaj Vorës, ndërsa Flamurtari dhe Apolonia u ndanë në paqe, pasi nuk shkuan përtej barazimit pa gola.

Lexo edhe:

Mori fitoren e dytë radhazi Besa e Kavajës, që është zgjuar dhe po provon të luajë shanset e saj për mbijetesën. Kavajasit triumfuan me rezultatin e thellë 1-4 në transfertën ndaj Tomorit të vendit të fundit, teksa tashmë e shohin veten vetëm 6 pikë larg zonës së mbijetesës.

Rezultatet e javës së 27:

FLAMURTARI-APOLONIA 0-0

BYLIS-KASTRIOTI 2-0
Emini 20′, Maçolli 45′

VORA-KORABI 2-3
Prengaj 27′, Avdiu 90′ / Reçi 50′. Marku 53′, Shehu 67′

TOMORI-BESA 1-4
Oshafi 62′ / Ba 5′, Spahiu 14′, Shurdhiqi 74′, Reçica 86′

LUZI-BURRELI 2-1
Laho 52′, Balla 61′ / Kastrati 31′

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...