Kategoria Superiore

Bylis-Skënderbeu dhe Luftëtari-Teuta, e shtuna e Superiores më interesante se kurrë!

Pak vite më parë do kishte një përballje mes Davidit dhe Goliatit, por në mënyrë gati paradoksale duket se rolet kanë ndryshuar në Bylis-Skënderbeu. Ballshiotët  qëndrojnë krenar në kuotat e larta të renditjes, ndërsa 8 herë kamponët aktualisht janë në zonën e ftohtë me distancën që është plus 7 për Bylisin.

Ajo fitore 0-3 në Korçë në fazën e parë ishte surpriza e parë e bukur e skuadrës nga Mallakastra , e cila u pasua nga disa surpriza të tjera derisa rezultatet pozitive nuk përbëjnë më befasi për askënd dhe kjo është një arritje më vete për një ekip që erdhi nga liga inferiore. Bylisi nuk humbet nga 24 Gushti në takimin hapës të sezonit ndaj Teutës dhe triumfoi në Shkodër me 5 mungesa, kjo e bën ekipin e Dovedan të jetë favorit ndaj Skënderbeut, dhe kjo gjithashtu është një tjetër arritje më vete.

Ndërkohë bardhekuqtë vijnë nga një situatë e vështirë, vetëm 2 pikë në 4 takimet e fundit ku për më shumë kanë realizuar 3 gola duke pësuar 8-të. Nuk është e thjeshtë të përgatishësh një skuadër e cila e ka mëndjen tek ceremonia e funeralit, por gjithsesi Ilir Daja po mundohet t’i marrë maksimumin futbollistëve që ka në dispozicion dhe lojtarët me cilësi nuk mungojnë, si psh Bregu, Dita, Koliçi e Gripshi sa për të përmendur disa, por duket se as fjalët motivuese nuk bëjnë më punë, gjithsesi beteja nuk ka përfunduar dhe Skënderbeu duke respektuar emrin që ka duhet të ringrihet në këmbë në Ballsh.

2 pikë në 3 ndeshjet e fundit nuk është maksimumi që mund ti kërkosh jetës. Teuta ka funkionuar në disa segmente të caktuar ndërsa ka çaluar në disa të tjerë. Është fakt që mbrojtja është arma më e fortë e ” djemve të detit” për momentin ku janë pësuar 7 gola, më mirë ka bërë vetëm Bylisi, ndërsa “plagë e hapur” ka qënë faza sulmuese dhe kryesisht dy lojtarët e  këtij reparto Nikac e Khalid, gjithsesi kjo nuk do të thotë që trajneri Bledi Shkëmbi nuk do t’u besoj sërish dhe pritet që kundër Luftëtarit, Teuta të ketë këtë dyshe ofensive.

Kjo transfertë nuk do të jetë një shëtitje në Kalanë e Gjirokastrës për durrsakët, edhe për faktin se Luftëtari në shtëpi ka marrë 5 nga 6 pikët gjithsej që ka në renditje, megjithatë 4 humbje dhe një barazim në 5 takimet e fundit dëshmojnë çastin tej mase kritik që po kalon skuadra e Marantas.

Në letër duhet të jetë një shans i përsosur për “djemtë e detit” për t’u rikthyer tek fitorja e cila i mungon nga 18 tetori, madje në transfertë Teuta nuk largohet me kasafortën plot që nga 12 maji  kundër Skënderbeut në Korcë. Shkëmbi mund të mbështetet tek një grup i plotësuar pa asnjë mungesë përjashto Ledio Beqen që është i grumbulluar më 19-vjeçarët, dhe me një skuadër pa shqetësime fizike është mëkat të mos përfitosh nga ky takim.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency