Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Bylisi fitore me zemër, Laçit i duhet mrekullia për kualifikimin

Konsiderohej pa dyshim dueli më i fortë dhe më i ekuilibruar në fazën e 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë dhe takimi i parë e vërtetoi plotësisht këtë perceptim. Bylisi dhe Laçi zhvilluan një betejë të fortë në 90-minutëshin e parë të zhvilluar në “Adush Muça” të Ballshit, ku vendasit fituan me meritë 2-0, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt çerekfinaleve.

Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë, me autorë Shkallën dhe Ndrecën, por duhet pranuar se Bylisi e shndërroi në tabelë qitjeje Stazhillën, i cili rezistoi mirë deri në minutën e 68-të, kur mbrojtësi i ardhur nga Teuta devijoi me kokë, me topin që e kishte kaluar vijën fatale kur u kthye nga portieri i Laçit.

Skuadra e drejtuar nga Dovedan (qëndroi në tribunë për arsye pezullimi) nuk u tërhoq pak shënimit të golit të parë, përkundrazi ushtroi presion të vazhdueshëm, derisa erdhi edhe goli i dytë i shënuar nga Ndreca pas një kundërsulmi të shpejtë.

Duhet përmendur rasti i humbur i Ndrecës në minutën e 60-të, që nëse do të konkretizohej me gol do t’i kishte dhuruar një rezultat krejt tjetër.

Laçit i mbetet detyra e vështirë, por jo e pamundur, për të përmbysur shifrat në ndeshjen e kthimit.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...