Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Bylisi heroik, Partizani zhgënjen para derbit, Kallaku i “fal” fitoren Skënderbeut në shtesë

Çfarë gafe e Partizanit në sfidën e “Air Albanias” ndaj Bylisit! Edhe pse shënuan dy gola të shpejtë brenda 20 minutave të para të takimit, të kuqtë nuk arritën të merrnin maksimumin e pikëve, pasi Bylisi arriti të barazonte 2-2, duke marrë një pikë me shumë vlerë në këtë transfertë të vështirë për garën europiane.

Takimi nisi me një gabim trashanik të Isli Hidit, që në tentativë për të nisur një aksion të shpejtë i dhuroi topin kundërshtarit, duke i dhënë mundësinë William të zhbllokonte sfidën. Pa u mbushur minuta e 19-të erdhi goli i dytë i shënuar nga Eraldo Çinari, pas harkimit të trashit.

Reagimi i Bylisit erdhi shumë shpejt. Në minutën e 30-të, Ntepe mposhti Alban Hoxhën me kokë, i shërbyer nga e majta nga Murataj.

Partizani e nis mirë pjesën e dytë, madje shënon me Brown në minutën e 55-të, por kryesori vërshëllen për goditje të lirë në favor të Bylisit, për prekje të topit me dorë të Çinarit. Pamjet e përsëritura tregojnë se vendimi për anulimin e golit është i dyshimtë.

U duk se Partizani e kishte në kontroll lojën, për një pasiguri e mbrojtjes dhe portierit Hoxha i dhanë mundësinë Guindo të barazonte rezultatit me një gol tepër të dyshimtë, pasi edhe në këtë rast pamjet tregojnë se topi mund të mos e ketë kaluar plotësisht vijën fatale. As minutat shtesë nuk i mjaftuan Partizanit për të marrë fitoren, aq shumë e nevojshme për moralin e skuadrës para derbit me Tiranën.

Në Korçë Skënderbeu fitoi 3-2 me Teutën, që arriti dy herë të barazonte shifrat, por në minutat shtesë Kallaku, një nga futbollistët më të mirë të Teutës, humbi një 11-metërsh, që do të shmangte humbjes për skuadrën që drejtohet nga Edi Martini.

Skënderbeu mori epërsinë me Bregun në minutën e 19-të, por gëzimi i korçarëve nuk zgjati shumë, pasi Kallaku pas 6 minutave barazoi shifrat.

Në fundin e pjesës së parë, Dita shënoi me penallti golin e 2-1, me Skënderbeun që shkoi në avantazh në dhomat e zhveshjes.

Pjesa e dytë nisi direkt me gol, pasi Çyrbja me një goditje brenda zonës barazoi për herë të dyti rezultatin. Skënderbeu nuk hoqi dorë nga sulmet, humbi dy raste me Mensah dhe Bregun, por nuk gjeti shpejt golin.

Gjithsesi, në minutën e 74-t Bregu realizoi të dytin personal dhe të tretin e skuadrës së tij, me një goditje të saktë me të majtën.

Në fundin e takimit, Koliçi rezultoi heroi i vendësve, duke pritur penalltinë e goditur nga Kallaku në kohën shtesë. Skënderbeu me këtë fitoi shkoi në kuotën 32 pikëve, në vendin e shtatë, ndërsa Teuta mbetet me 35 pikë në vendin e pestë.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...