Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Cagliari humbet sërish, Udinese i largohet fundit

Pas një serie prej 13 fitoresh pa humbje, Cagliari tashmë ka nisur rënien e lirë pasi pësoi disfatën e dytë rresht. Humbja ndaj Lazios u pasua nga një tjetër rezultat i njëjtë këtë herë në transfertë me Cagliarin që u mposht në Friuli 2-1 nga Udinese. Bardhezinjtë zhbllokuan shifrat me një gol të bukur të Rodrigo De Paul në minutën e 39-të, por edhe pse me shumë vonesë, kundërpërgjigjia e Cagliarit nuk mungoi, teksa Joao Pedro barazoi shifrat në minutën e 84-t, megjithatë festa e sardëve zgjati shumë pak sepse 60 sekonda më vonë, Fofana kaloi sërish në avantazh Udinesen. Cagliari e mbylli ndeshjen edhe me një lojtar më pak pasi në minutat shtesë, Pisacane mori kartonin e dytë të verdhë. Ishullorët me këtë disfatë humbën terren në garën për vendin e 4-t, pasi Roma është shkëputur me 6 pikë, ndërsa Udinese u ngjit në kuotën e 18 pikëve, duke iu larguar fundit të renditjes.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...