Serie A

Cagliari me hap Championsi, Fiorentina “shkërmoqet” në Sardenjë

Nga java në javë Cagliari po konfirmon se nuk është një befasi dhe se nëse do të vazhdojë kështu, një vend në zonën Champions nuk do të jetë aspak i pamundur.

Sardët mposhtën mesditën e sotme Fiorentinën me rezultatin e thellë 5-2, ndërkohë që vjollcët përveç humbjes, morën një dëm të madh edhe për ndeshjen pasardhëse, pasi Castrovilli dhe Pulgar plotësuan numrin e kartonëve të verdhë.

Sa i përket takimit të sotëm, Rog hapi serinë e golave në minutën e 17’, ndërsa më pas ishin Pisacane dhe ish-i Giovanni Simeone, që çuan shifrat në 3-0 në 45-minutëshin e parë të ndeshjes.

Pjesa e dytë filloi me Cagliarin dominues sërish, teksa këtë herë ishin Joao Pedro dhe Nainggolan, që thelluan avantazhin e sardëve, ndërsa Fiorentina u zgjua vonë me 19-vjeçarin serb Dusan Vlahovic, që shënoi dy gola në 15 minutat e fundit.

Me këtë fitore Cagliari ngjitet momentalisht në vendin e tretë me 24 pikë, dy më tepër se Roma e vendit të katërt dhe 3 më tepër se Lazio e Atalanta, që kompletojnë zonën europiane të renditjes.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency