Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Cagliari mposht Fiorentinën, mbijetesa edhe më pranë

Cagliari mori një tjetër 3-pikësh të rëndësishëm në kuadër të luftës për mbijetesë, teksa mposhti në shtëpi Fiorentinën me rezultatin 2-1.

Pas një pjese të parë të mbyllur pa gola, sardët zhbllokuan sfidën me anë të Joao Pedros në minutën e 53-të, ndërsa në të 66-ën ishte Ceppiteli ai që dyfishoi shifrat.

Fiorentina nga ana tjetër u zgjua shumë vonë, pasi rihapi takimin vetëm në minutën e 88’, pas një goli të shënuar nga Federico Chiesa, duke mos arritur të marrë qoftë edhe një pikë në transfertën e Sardenjës.

Pas kësaj fitoreje Cagliari shkon përkohësisht në vendin e 14, në kuotën e 30 pikëve, plot 9 pikë larg zonës së ftohtë të renditjes.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...