Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Cagliari refuzon ofertën e Napolit për mesfushorin e talentuar

Sulmuesi anësor spanjoll, Suso është lideri i Milanit dhe kjo u pa edhe ditën e djeshme, kur shënoi një supergol përballë Genoas, që në minutën e 4-t të takimit, pas një gjuajtjeje fantastike me të majtën, nga një distancë e konsiderueshme me portën.

Vlerat e tij në fushë ne lojës nuk kanë kaluar pa u vënë re nga shumë klube europiane, të cilat kanë vendosur emrin e Susos në listën e tyre të merkatos dhe do të kërkojnë ta transferojnë duke filluar që nga muaji janar i këtij viti.

Chelsea dhe Atletico Madrid nuk e kanë fshehur interesin e tyre për futbollistin, ndërsa së fundi mediat spanjolle raportojnë se Suso ka përfunduar edhe në radarët e Florentino Perezit, që kërkon ta sjellë menjëherë te Reali.

Presidenti madrilen kërkon të shfrytëzojë klauzolën prej 40 milionë eurosh, që duhet paguar për prishjen e kontratës së Susos me kuqezinjtë dhe të transferojë sulmuesin anësor në Spanjë brenda verës së ardhshme.

Kjo ka vënë në alarm edhe drejtuesit e Milanit, që kanë mbajtur disa takime me menaxherin e lojtarit, të cilit i kanë ofruar rinovimin me pagë më të lartë dhe me një klauzolë prej të paktën 60 milionë eurosh.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...