Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Cagliarit i shpëton fitorja nga duart, ndalet nga Lecce

4 gola, 2 penallti, 3 kartona të kuq edhe emocione pafund në sfidën mes Lecces dhe Cagliarit që u riluajt këtë të hënë në orën 15:00 pas shtyrjes së të dielës në mbrëmje për shkak të reshjeve të shiut. Cagliarit, surprizës së vërtetë të këtij sezoni i shpëtoi fitorja nga duart vetëm në minutat e fundit edhe pse kryesonte 0-2 deri në 82-tën falë golave të Joao Pedros me penallti dhe finalizimit shumë të bukur të Radja Nainggolan nga limitet e zonës. Megjithatë një prekje e topit me dorë mbi vijën fatale e Cacciatores në minutën e 82-të bëri që gjyqtari Mariani të akordonte 11-metërsh për Leccen dhe karton të kuq për lojtarin e Cagliarit. Lapadula rihapi sfidën nga 11-metra distancë por për të marrë topin me shpejtësi ish-sulmuesi i Milanit pati një zënkë me portierin e miqëve suedezin Olsen dhe të dy u ndëshkuan me karton të kuq. Në superioritet numerik Lecce ishte shumë më kërkuese dhe në minutën e parë shtesë gjeti golin e barazimit me Calderonin. Me këtë barazim Cagliari u ngjit në kuotën e 25 pikëve po aq sa edhe Roma duke ndarë mes tyre vendin e 4-t, ndërkohë që Lecce ka 10 pikë dhe pozicionohet e 17-ta.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...