Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Cahill “thumboi” Sarrin, ja si i përgjigjet italiani!

Ndonjëherë një gjest i vetëm vlen më shumë se sa një mijë fjalë! Dhe piëkrisht në këtë mënyrë ka vendosur t’i përgjigjet deklaratave thumbuese të Gary Cahill, italiani Maurizio Sarri.

Mbrojtësi i Chelsea-t praktikisht i paimpenjuar asnjëherë gjatë këtij sezoni e ka sulmuar shumë ashpër ish-teknikun e Napolit gjatë prononcimit të fundit mediatik na e ka bërë jetën shumë të vështirë, është treguar i padrejtë më mua dhe shumë lojtarë të tjerë që kanë fituar titullin.

Personalisht e kam të vështirë të respektoj dikë që nuk është i aftë ta bëjë këtë anasjelltas, citohet Cahill  përpara sfidës ndaj Watford por Sarri i është përgjigjur në mënyrën e tij të heshtur ish-kapitenit të Bluve të Londrës.

Në përfundim të sfidës ndaj Watford, Sarri zbriti ish-kapitenin e Bluve të Londrës në fushën e Stamford Bridge në vend të David Luiz duke i dhuruar atij kështu disa minuta si dhe përjetimin e “standing ovation” të publikut për daljen e fundit zyrtare me klubin, duke qënë se mbrojtësi kontrata e të cilit skadon në 30 qershor do t’i japë kështu lamtumirën klubit të tij pas 7 sezoneve.

“Gjatë sezonit ka qenë një profesionist i vërtetë ka luajtur vetëm pesë herë por Cahill ka patur gjithnjë një rol prej lideri në seancat e stërvitjes dhe dhomat e  zhveshjes. Sot ishte ndeshja  tij e fundit me fanellën e Chelsea-t ndaj ishte me rëndësi fakti që e pamë të zbriste në fushë” deklaroi më pas Sarri në konferencën për shtyp.

Ndoshta me atë “Standing Ovation” që Sarri i dha mundësinë ta përjetonte Cahill mund të ketë ndryshuar mendim mbi trajnerin italian ndërkohë që pati deklaruar se për të kishte rezultuar një vit vërtetë i shëmtuar ky i fundit të cilin sapo ta mbyllë do ta fshinte përgjithnjë nga kujtesa.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...