Maqedoni e Veriut

Cake flet si lojtar i Shkëndijes dhe bën një premtim: Shpresoj të fitojmë shumë tituj!

Klinsman Cake është goditja më e fundit në merkaton e janarit për Shkëndijen e Tetovës teksa kuqezinjtë e transferuan ditën e hënë futbollistin nga klubi i Struga Trim&Lum. Ish-mbrojtësi i Tiranës shkëlqeu me Strugën dhe në këtë formë, Shkëndija vendosi t’i besonte për pjesën e mbetur të sezonit teksa kuqezinjtë kanë si objektiv titullin, edhe pse janë tetë pikë larg Shkupit kryesues.

Së fundmi, 22-vjeçari ka thënë edhe fjalët e para për klubin tetovar teksa premton se do të japë maksimumin për skuadrën e re, ndërsa shpreson të koleksionojë sa më shumë tituj.

“Unë ju premtoj tifozëve dhe klubit se do të jap maksimumin në fanellën e Shkëndijës dhe shpresoj se së bashku do të festojmë shumë tituj”, shprehet shkurtimisht Cake.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency