Pasi ka zyrtarizuar kalendarin për javën e pestë të kategorisë Superiore, që do të luhet e gjitha ditën e diel, FSHF-ja ka përcaktuar edhe oraret e ditët e ndeshjeve të javës së 6, që këtë herë do të luhet në dy ditë të ndryshme.
Kështu gjithçka do të startojë ditën e premte më 4 dhjetor, në orën 18:00 me derbin e kryeqytetit Tirana-Partizani, që duket se është vendosur të zhvillohet në impiantin modern “Air Albania” dhe jo në shtëpinë e bardhebluve “Selman Stërmasi”.
Më pas 4 ndeshjet e tjera do të luhen ditën e shtunë në dy fasha orare të ndryshme, në orën 13:45 Vllaznia-Bylis e Kukësi-Apolonia dhe më 16:45 Teuta-Kastrioti e Skënderbeu-Laçi.
Java e 5-të:
E diel, 29 nëntor 2020
13:45 | Bylisi – Teuta
13:45 | Kastrioti – Tirana
13:45 | Laçi – Apolonia
16:45 | Vllaznia – Kukësi
16:45 | Partizani – Skënderbeu
Java e 6
E Premte, 04 Dhjetor 2020
18:00 | Tirana-Partizani
E Shtunë, 05 Dhjetor 2020
13:45 | Vllaznia-Bylis
13:45 | Kukësi–Apolonia
16:45 | Teuta–Kastrioti
16:45 | Skënderbeu-Laçi
