Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Caldara prezantohet te Juve: Mezi pres të luaj me Ronaldon

Juventusi ka prezantuar sot një tjetër përforcim për sezonin e ardhshëm, mbrojtësin Matteo Caldara. I blerë nga Atalanta që në muajin janar, por i lënë në Bergamo deri në qershor, Caldara është prezantuar sot me fanellën bardhezi me numër 13.

Qendërmbrojtësi ka folur me superlativa për eksperiencën që sapo ka filluar, ndërsa ka premtuar se do të meritojë këtë fanellë, edhe me ndihmën e Chiellinit e Barzaglit.

“Sezoni i fundit ka qenë i vështirë për mua, pasi luaja te Atalanta, por mendjen e kisha te Juvja. Gjithsesi i jam mirënjohës Gasperinit, pasi me të jam rritur shumë, për të merituar Juventusin. Tani dua të nderoj këtë fanellë dhe ta mbaj sa më gjatë veshur, duke u përmirësuar edhe nga fakti që do të stërvitem me dy ekspertë si Chiellini e Barzagli”, deklaroi Caldara.

Mbrojtësi më i ri i Juventusit theksoi se është lumturuar shumë për transferimin në Torino të Cristiano Ronaldos dhe tha se mezi priste të stërvitej e luante përkrah tij.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...