Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Cale: Të rikthejmë Tiranën aty ku i takon, tifozët prishin imazhin e Shqipërisë

Elton Cale ishte nga më të mirët për skuadrën e Tiranës, në fitoren 0-2 në Shkodër, ndërsa pas ndeshjes foli për emisionin “Gol pas Goli” ku tregoi për objektivat e bardhebluve dhe spektaklin e shëmtuar të tifozërisë.

Ishit protagonist në thuajse të gjithë manovrën sulmuese të skuadrës së Tiranës…
Jam thjesht një lojtar i skuadrës. Jam në gjendje të mirë dhe jam i gatshëm për të ndihmuar skuadrën duke dhënë maksimumin. Është përgjegjësi e madhe për ne. Organika e Tiranës është më e plotë dhe kemi më shumë cilësi. Duhet t’i marrim ndeshjet një nga një, pasi synimi është që Tirana të rikthehet aty ku i takon. Është një klub i madh, ndaj më vjen mirë që po kthehen dhe tifozët.

Trajneri Mema pati kritika për rastet e humbura…
Është e vërtetë, kisha një rast në pjesën e parë, për të cilin bisedova edhe me trajnerin. Trajneri më kërkoi llogari, duhet të kisha shënuar. Është normale, jemi lojtarë me kualitet dhe për këtë gjë paguhemi.

Si e komentoni sjelljen e tifozërisë shkodrane?
Kam luajtur edhe në Greqi për OFI-n, por kjo nuk ishte diçka e mirë. Për mendimin tim nuk është diçka e mirë për jo për Vllazninë, por edhe Shqipërinë. Ky nuk është imazh i mirë në asnjë stadium që hidhen shishe në fushë. Është vetëm një çështje imazhi”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...