Sfida kualifikuese për Euro 2024 mes Turqisë dhe Kroacisë rezultoi fatkeqe për Interin. Mesfushori turk Hakan Calhanoglu la fushën e lojës në minutën e 38-të si pasojë e një tërheqje muskulore teksa pritet të qëndrojë jashtë fushave për të paktën 20 ditë dhe mund të rikthehet i gatshëm vetëm në ndeshjen e kthimit në Champions League ndaj Benficas më datë 19 prill.
Në fakt, testet mjekësore të së enjtes do të përcaktojnë fiks afatin kohor të rikuperimit, por ndjesitë e para në klubin e Inter nuk janë pozitive. I gjendur në këtë situatë, trajneri Simone Inzaghi pritet t’i japë më shumë hapësirë lojtarit të kombëtares Kristjan Asllani.
Lexo edhe:
- Tudor “shigjeton” Serinë A: Liga franceze më e fortë!
- Jo vetëm Ancelotti, Ronaldo sugjeron edhe një tjetër legjendë për Brazilin
- Pësoi shtatë gola, portieri i gëzohet fanellës së Messit: Nuk e heq as në gjumë!
- Goditje në merkato, Juventus pas yllit të Bayern Munich
Mesfushori kuqezi është aktivizuar në vetëm 12 ndeshje të kampionatit megjithatë këtë dëmtim të Calhanoglu mund ta kthejë në favorin e tij pasi një paraqitje pozitive në ndeshjet finale të sezonit pritet ta shndërrojë në protagonist në vitin e tij të dytë si zikaltër.
