Milani nuk ka ndërmend të privohet nga shërbimet e Hakan Calanoglu të paktën, deri në fund të këtij sezoni. Kuqezinjtë do të vazhdojnë të tentojnë rinovimin e kontratës por edhe nëse mesfushori përfundimisht vendos të mos pranojë nuk do e largojnë në janar për të përfituar disa miliona euro nga shitja e tij, por në verë me parametër zero. Kontrata e Calhanoglu përfundon më 30 qershor të vitit 2021 dhe pavarësisht zërave të merkatos sjellja e mesfushorit në fushë ka qenë për t’u vlerësuar. Manchester United është etiketuar si klubi favorit për të transferuar numrin 10 të Milanit, por në garë thuhet se janë edhe Juventusi e Atletico Madrid. Në këtë sezon mes kampionatit dhe Europa League, Calhanoglu ka zhvilluar në total 14 ndeshje duke shënuar dhe 5 gola.
Lajme të tjera
Futboll
Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...
Futboll
Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...
La Liga
Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....
Kosovë
Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...