Connect with us

Hi, what are you looking for?

Peshëngritje

Çalja i 4-ti në botë, 1 kg larg podiumit. Humbi ndjenjat pas garës

Briken Çalja ka konkurruar sot në kampionatin botëror të peshëngritjes, që po zhvillohet në Anaheim të SHBA-së. Peshëngritësi shqiptar e nisi mirë garën, pasi realizoi me sukses provat e para në secilin stil (shtytje dhe shkëputje), por dështoi në të tjera.

Shtangisti e mbylli konkurrimin në vendin e 4-t në shkëputje, me 142 kg të ngritura dhe në vendin e 5-të në shtytje, me 175 kg të ngritura, ndërsa në dygarësh u rendit i 4-ti, me 317 kg, ku vlen të përmendet se vendi i 3-të ngriti 318 kg në dygarësh.

Pra, Briken Çalja ka mbetur për vetëm 1 kg jashtë zonës së medaljeve, por gjithsesi, edhe ky rezultat mund të quhet i suksesshëm për shtangistin shqiptar.

Më herët, për Shqipërinë garoi edhe Evangjeli Veli, e cila u rendit e 8-a në botë, ndërsa sot pritet të konkurrojnë edhe Krenar Shoraj, Romela Begaj dhe Erkand Qerimaj, me shkodranin që pretendon zonën e medaljeve.

Ndërkohë, raportohet se Briken Çalja, pas përfundimit të konkurrimit nuk është ndjerë mirë dhe madje ka humbur edhe ndjenjat. Pasi u shoqërua në një klinikë të specializuar në Kaliforni, peshëngritësi shqiptar është rikthyer në gjendje normale shëndetësore.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...