Connect with us

Hi, what are you looking for?

Peshëngritje

Çalja kthehet kampion: Rezultat historik, ja cili është objektivi im i radhës

Briken Çalja u shpall kampion Bote në shkëputje në Botërorin e peshëngritjes në Uzbekistan, teksa për një kilogram humbi titullin e kampionit në dygarësh, por u kthye në atdhe me një medalje ari dhe dy argjendi, duke bërë krenarë të gjithë shqiptarët.

Kamera e Supersport ishte në Rinas për të pritur kampionin shqiptar, që nuk ngurroi të ndajë emocionet e përjetuara gjatë botërorit dhe nuk e fshehu kënaqësinë për këtë arritje historike.

Një arritje e jashtëzakonshme. Si ndiheni?
Jam shumë i lumtur, pasi ishte një rezultat historik, me një medalje ari dhe dy argjendi, që vijnë për herë të parë për Shqipërinë. Normalisht kjo ishte dita e shqiptarëve dhe ndihem shumë mirë.

Çfarë mendove kur po garoje dhe arrite këtë rezultat?
Mendova gjithë sakrificat që kam kaluar, karrierën time, familjen time dhe njerëzit me të cilët punoj, por edhe njerëzit që më kanë mbështetur, të cilët edhe i falënderoj.

Jeni bërë idhull i shqiptarëve falë mundit dhe sakrificës tuaj?
Padiskutim dhe kur mendoj sakrificat, më vjen shumë mirë që më janë shpërblyer, megjithatë të shohim përpara.

Cili është objektivi i radhës?
E vetmja gjë që më ka ngelur pa u realizuar ,është të marr një medalje olimpike, që shpresoj ta arrij.

Ju dhemb fakti që nuk ia dolët në provën e fundit?
Padiskutim që po, pasi aty ishte medalja e artë në dygarësh dhe njëkohësisht rekordi europian, por sporti e njeh edhe dështimin.

A ishte kaq i fortë kundërshtari?
Sigurisht që po, pasi është medalist olimpik dhe doli i treti në Lojërat Olimpike, madje edhe atje ma mori po me një pikë, por ky është sporti.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...