Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Cambiasso: Milani po keq-menaxhohet, drejtuesit nuk janë në një linjë

Esteban Cambiasso është një nga emblemat e Interit të Tripletës, por këtë herë ka folur për situatën e vështirë që po kalojnë rivalët e zikaltërve, Milani. Mesfushori argjentinas është shprehur se kuqezinjtë po keq-menaxhohen, ndërsa ka theksuar se drejtuesit dhe trajneri nuk janë në të njëjtën linjë.

“Më ka bërë shumë përshtypje situata e krijuar pas ndeshjes me Bolognën. Kuqezinjtë fituan me shumë vuajtje dhe në fund pati shumë përqafime mes lojtarëve dhe Gattusos, ndërsa të nesërmen, del Fassone dhe thotë se skuadra mund të fitojë Europa Leaguen. Këto lloj deklaratash rritin presionin te ekipi dhe nuk i lejojnë lojtarët të shprehen të qetë në fushë. Edhe në verë, pas blerjeve të shumta, e ngritën shumë stekën, duke vënë nën presion të gjithë afrimet e reja, që duhet thënë se nuk kanë eksperiencën prej kampioni dhe nuk dinë t’i menaxhojnë si duhet këto situata. Shoh se drejtuesit e klubit dhe trajneri, nuk janë asnjëherë në të njëjtën linjë deklaratash dhe synimesh”, tha Cambiasso.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...