Kategoria Superiore

Cammarata: Keqardhje që dolëm pa pikë, mbijetesa mision i pamundur

Trajneri i Apolonisë, Fabrizio Cammarata u shfaq mjaft i zhgënjyer që skuadra e tij doli pa pikë nga një ndeshje e interpretuar mirë ndaj Laçit, teksa pranoi se mbijetesa është mision i pamundur për ekipin fierak.

Sa i zhgënjyer jeni për këtë humbje, pas një loje të mirë?
Më vjen keq mirë, pasi në pjesën e parë e vumë në vështirësi Laçin dhe bëmë një ndeshje të mirë. Kemi pasur mundësi, luajtën ndaj një skuadre si Laçi, rastet e krijuara duhet t’i kthenim në gol, por kështu e ka futbolli.

A besoni ende te mbijetesa?
Është e vështirë, pasi matematika ende na mban në lojës, por të jem i sinqertë është shumë e vështirë, pothuajse e pamundur. Ju kërkojë lojtarëve që të luajnë gjithmonë siç luajtën sot, të japin maksimumin. Mund të bëjnë më mirë dhe shpresoj që të bëjnë më mirë në ndeshjet që kanë mbetur.

Si do t’i motivoni lojtarët për ndeshjet e mbetura?
Lojtarët janë profesionistë dhe duhet ta gjejnë motivimin. Kanë përpara karrierën, pasi janë të rinj dhe për sa kohë të jem unë këtu, do të kërkoj që të japin maksimumin, për të parë diçka të re në karrierën e tyre.

Pas humbjes së thellë të Vllaznisë, skuadra është shfaqur shumë e disiplinuar taktikisht…
Skuadra është gjithmonë kompakte, pasi kemi patur një ndeshje kur patëm një shthurje totale, ndaj Vllaznisë. I kam kërkuar lojtarëve që të jenë kompaktë, se vetëm ashtu mund të fitojmë apo të marrim barazim. Nëse luajmë secili në hesapin e tij, është e vështirë.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency