Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Cammarata: Kualifikim i bukur, duam të kthejmë Dinamon në Superligë

Dinamo ishte një nga befasitë pozitive në fazën e 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë, pasi mposhti Bylisin në 120 minuta lojë dhe u kualifikua për në fazën çerekfinale, ndërsa trajneri Fabrizio Camarata ishte në një lidhje direkte me emisionin “Gol pas Goli” ku foli për punën që po bën me blutë e kryeqytetit.

E keni nisur me tre fitore në po kaq ndeshje zyrtare. Ka vend për eufori?
Jo, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, pasi është vetëm fillimi. Duhet t’u jap meritën lojtarëve, që dhanë maksimumin sot dhe bënë shumë mirë, ndonëse kishim edhe disa mungesa të rëndësishme.

A ishte kjo fitore një lloj konfirmimi për forcën e skuadrës, duke qenë se eliminuat një ekip të Superiores?
Patjetër që kjo ndeshje do të ndihmojë edhe në ecurinë e kampionatit, por siç e kam thënë gjithmonë, duhet të punojmë ditë për ditë, që të shkojmë drejt arritjes së objektivit, që është rikthimi në Superiore.

A mund të bëjë gjëra të mëdha një skuadër që nuk ka kushtet e duhura si stadiumi, klubi, akademitë, etj.?
Kjo nuk ka lidhje shumë me rezultatet, pasi Dinamo vinte nga një periudhë shumë e vështirë dhe falë presidentin italian, po rikthehen rezultatet, por natyrisht që po punohet edhe në aspektet e tjera. Synohet ndërtimi i një kompleksi stërvitor, por kjo nuk është një punë që bëhet sot për nesër, ndaj momentalisht jemi përqendruar te objektivi për t’u kthyer në Superiore.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...