Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Cammaratta: Na ndëshkoi ligji i futbollit, pres dhurata nga merkato!

Fabrizio Cammarata pavarsisht humbjes ndaj Kukësit, e para për të në stolin e Apolonisë, vlerëson maksimalisht paraqitjen e skuadrës së tij. Në intervistën për “Gol pas Goli”, italiani i stolit të fierakëve, theksoi se Apoloninë e ndëshkoi ligji i pashkruar i futbollit ndërsa shtoi se skuadra e tij i ka të gjitha mundësitë për të siguruar mbijetesën. Cammaratta shtoi se pret edhe ndonjë dhuratë nga merkato.

“Ishte një ndeshje me dy fytyra. Në pjesën e parë na vunë në vështirësi dhe gjetën edhe golin. Më pas nisëm të luajmë mirë dhe gjetëm dy shtylla. Më pas skuadra bëri mirë dhe mund ta fitonim ndeshjen. Ligji i futbollit më pas të ndëshkon dhe kur nuk shënon do të pësosh. Jam i kënaqur me lojtarët sidomos edhe me pjesën e dytë për të arritur mbijetesën. Apolonia është skuadër e bukur dhe e gjallë. Por mund të kishim shënuar më parë dhe duhet të harrojmë këtë dhe të shohim për ndeshjen e radhës. Merkato? Dhuratat i mirëpres dhe do presim fundin e muajit”, u shpreh Cammaratta.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...