Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Cammaratta: Penalltia ishte, skuadra po reagon!

Ndryshe nga Julian Ahmataj, trajneri i Apolonisë italiani Fabrizio Cammaratta mendon që penalltia e akorduar në favor të sulmuesit të fierakëve Mario Gjata në ndeshjen ndaj Skënderbeut ishte dhe gjyqtari nuk ka gabuar. Cammaratta analizoi edhe ecurinë e skuadrës me të në drejtim duke nënvizuar se ekipi ka gabuar vetëm në ndeshjen ndaj Kukësit.

“Ishte pikë e rëndësishme ndaj një konkurrenti direkt, ne deshëm të fitonim ndeshjen, se skuadra ime gjithmonë do të fitojë. Por është edhe kundërshtari, ishte ndeshje e fortë, burrërore, deshën ta fitonin të dy ekipet”.

“Nga pankina sipas meje ishte penallti, u tregua i aftë sulmuesi të mbronte topin, e prekën, ndoshta do të doja të shihja penalltinë e tyre. Nuk dua të flas për gjyqtarët por me çfarë pashë nga pankina ishte penallti neto”.

“Është e penallti e pastër, si të mos ia japësh këtë penallti; E përqafon komplet. Po të flas si ish-sulmues, aty gabimin e ka bërë mbrojtësi”.

“Prej 25 ditësh jam këtu, ekipi po përmirëoshet nga ndeshja në ndeshje. Me përjashtim të ndeshjes së Kukësit, skuadra po reagon. Edhe pasi shënuam deshëm të fitonim ndeshjen, kjo skuadër ka cilësitë për të mbijetuar. Sa i përket merkatos, klubi po punon për të bërë lëvizje.Për fitoret në transfertë na duhet të bëjmë ndonëj gol më shumë”, – tha pas ndeshjes me Skënderbeun trajneri i skuadrës së Apolonisë, Cammaratta.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...