Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Can jashtë Championsit: Jam shumë i zemëruar, më kishin premtuar…

U përjashtua së bashku me Mandzukicin nga lista e Championsit të Juventusit. Emre Can shpërthen pas këtij veprimi të klubit dhe trajnerit Sarri: “Jam shumë i zemëruar, mbi të gjitha sepse javën e kaluar më premtuan diçka ndryshe”.

Mesfushori gjerman konfirmon se emri i tij ka qenë në qendër të disa negociatave të merkatos dhe një nga kushtet për të qëndruar, referuar fjalëve të tij, të raportuara nga mediat gjermane, ishte premtimi i përfshirjes në listën e Championsit. “Në vend të kësaj, dje mora një telefonatë, e cila nuk zgjati as një minutë, ku më thanë që kisha mbetur jashtë”, – thotë Emre Can, i ardhur si lojtar i lirë te bardhezinjtë. Ai nuk mund të japë një shpjegim për zgjedhjen e trajnerit Sarri: “Nuk di ç’të them. Në sezonin e kaluar kam luajtur disa ndeshje të bukura, mbi të gjitha në Champions”.

Futbollisti gjerman po llogarit një përballje me Juventusin, pas kthimit nga kombëtarja: “Unë do të nxjerr përfundimet e mia dhe do të flas me klubin, pasi të kthehem”.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...