Cana: Jemi kryeqyteti i futbollit për këto dy ditë, ogur i mbarë për Shqipërinë dhe Tiranën

Tirana dhe stadiumi Air Albania janë në qendër të vëmendjes teksa më datë 25 maj do të luhet finalja e Conference League mes Romës dhe Feyenoord.
Ditën e sotme, në sheshin Skënderbej është prezantuar edhe trofeu i Conference League teksa në ceremoni, legjenda e kombëtares së Shqipërisë Lorik Cana në rolin e ambasadorit të këtij kompeticioni theksoi se Tirana do të jetë kryeqyteti i futbollit për këto dy ditë ndërsa shtoi se një organizim i tillë do të jetë një ogur i mbarë për Shqipërinë dhe Tiranën.
“Tirana do të jetë kryeqyteti i futbollit për këto dy ditë, për herë të parë në edicionin e parë kemi kënaqësinë të mirëpresim trofeun e Conference League. Jam i sigurt që do të jetë një ogur i mbarë për Shqipërinë dhe Tiranën. Të festojmë për dy ditë dhe fitoftë më i miri”, u shpreh Cana.
