Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Cana ka një këshillë për Kumbullën: Doja Marseillën në finale, nuk bëhem dot me Romën!

Ambasadori i Conference League dhe një prej legjendave të kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana foli për Supersport nga Fan Zone në sheshin Skënderbej, teksa theksoi se do të dëshironte të ishte në fushë, ndërsa shtoi se priste në finale Marseillën ish-ekipin e tij.

Emocionet? “Janë të mëdha dhe dominon kënaqësia, kënaqësi kur vendi yt është një organizator i këtij kompeticioni. Për të treguar një vend të ngrohtë dhe futbolldashës, që i pret në mënyrën më të mirë të mundshme. Dhe, ky kompeticion i ri do të ketë një nisje me këmbë të nbarë”.

A do të doje të ishe në fushë? “Patjetër, çdo futbollist ka dëshirë të luajë një finale europiane. Unë kam mbërritur deri në çerekfinale, e shihnin si një kpompeticion të tretë, por është i jashtëzakonshëm dhe në finale janë dy skuadra të mëdha. U mërzita që nuk kaloj Marseille sepse do të prisja tifozët këtu. Duke qenë lacial nuk bëj dot tifoz për Romën, por duke pasur Marashin aty brenda…”.

Këshillë për kumbullën? “Nuk kam luajtur finale europiane, por finale kam luajtur. Ka qenë finalja e fundit kundër Romës me Lacion dhe kemi fituar, është një djalë me shumë potencial. Ka fatin që shumë herët ka shkuar në një klub të madh dhe nëse do të ketë minuta të luajë me qetësi, do të ketë tifozët e vet dhe i uroj më të mirën”.

Ndeshjet me Romën? “Sfida me Romën ndjehet shumë, unë kam qenë para dhjetë viteve në finale kundër tyre me Lacion. 26 maj 2013, ishte në finale e Kupës së Italisë dhe unë kam qenë në fushë dhe e kemi fituar dhe aty kemi treguar që qyteti është i lacialëve. Shumë prej tyre e kanë për herë të parë në Shqipëri, duhet të flasin mirë për mikpritjen e vendit tonë dhe finalja të kaloj sa më mirë dhe të jetë një pikënisje për Shqipërinë”.

Himni i Romës i jashtëzakonshëm? “Fakti që vijnë dy tifozeri të mëdha tregon rëndësinë e ndeshjes, mbetet në histori se është e para. Kemi çfarë të tregojmë dhe krenohemi duke shpresuar që njerëzit të kënaqen”, u shpreh Cana.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Euro 2024

Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që...