Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Canaj: Provuam deri në fund, tani të mendojmë për kampionatin

Pasi bëri befasinë ndaj Tiranës, Korabi ia vështirësoi jo pak kualifikimin e Vllaznisë, pasi humbi me rezultatin minimal 1-0 në “Loro Boriçi” por me pak fat mund të kishte çuar ndeshjen në shtesë.

Trajneri Agmi Canaj foli me superlativa për paraqitjen e të tijve dhe theksoi se e kishin interpretuar mjaft mirë ndeshjen. Tekniku vlonjat pranoi se tani vëmendja kalon në kampionat, ku dibranët pretendojnë ngjitjen në Superiore.

Një eliminim që ju lë një shije të mirë duke parë paraqitjen e skuadrës…
Unë e thashë që në fillim, se favorit ishte Vllaznia, por ne nuk do të rrinim, provuam deri në fund. Arritëm të mbronim mirë, pavarësisht se morëm një gol dhe krijuam disa raste për gola. Në pjesën e dytë u shkundëm në aspektin psikologjik, krijuam besim, qarkulluam topin, mbyllëm hapësirat, dhe nuk i dhamë shanse Vllaznisë. Krijuam 2 raste të pastra, në qoftë se Skuka ishte më deçiziv në rastet që ai nuk i fal zakonisht, do ta kishim çuar ndeshjen në shtesë. Kupa këtë specifikë ka. Shpresojmë që të jemi pretendentë deri në fund në kampionat për të synuar “Play-Out”-in.

Mendoni se kjo paraqitje mund të rritë bindjen e skuadrës për të bërë më mirë në kampionat?
Ky ishte një test, e meritonim ta çonim lojën në shtesë. Në futboll jo gjithmonë mund të shënosh. Ne krijojmë shumë raste, kemi ngërçin para portës. Unë kam pasur besimin, skuadra me 2 fitoret e fundit, ndaj Besëlidhjes dhe Burrelit, është rritur psikologjikisht. Shpresojmë shumë, se kjo është faza më e nxehtë e luftës në veri, është një grup shumë i fortë. Do të jemi deri në fund aty. Skuadrat e tjera janë më shumë të investuara, në momentin që e kam marrë unë skuadrën, ka pasur zbrazje të lojtarëve. Kam gjetur një grup me elementë të rinj. Po të kisha lojtarë të tjerë, mund të kishim më shumë pikë. Jam i lumtur që skuadra po më ndjek dhe shpresoj që të arrijmë te objektivi. Kemi 3-4 elementë shumë të mirë që mund të luajnë në Superiore. 2-3 elementë edhe te Vllaznia i pëlqyen shumë. Ndeshja e sotme ishte një vitrinë për ne

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...