Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Canaj: Vllaznia e fortë, por Korabi im hyn në fushë pa frikë!

Agim Canaj trajneri i njohur i cili ka një CV shumë të pasur në Kategorinë Superiore po drejton në mënyrën më të mirë Korabin në këtë sezon. Skuadra nga Peshkopia pasi eliminoi Tiranën nga Kupa e Shqipërisë në raundin e 1/8-ave, do të tentojë të bëjë një surprizë të bukur edhe përballë shkodranëve. Vllazninë Agim Canaj e njeh shumë mirë, pasi është ulur tre herë në stolin e Vllaznisë në karrierën e tij. Në konferencën para kësaj sfide Canaj edhe pse nënvizoi se Korabi ka prioritet kampionatin, do të japë maksimumin edhe në sfidën e Kupës, pasi shansi për të prekur gjysmëfinalet, futbollistëve të tij mund t’u vijë një herë në jetë.

“Unë e njoh Vllazninë mirë, pasi edhe e kam drejtuar tri herë, është një ekip që i ka dhënë tonin edhe Superiores këtë sezon, pavarësisht situatave në javët e fundit që nuk janë aq të mira. Kështu që nisur nga fakti që luajmë në një fush shumë të mirë, shkojmë që të tregojmë më të mirën tonë dhe të luajmë futboll.”

“Normalisht që kampionati është ndryshe nga Kupa e Shqipërisë duke ditur situatat dhe objektivat që kemi. Kam vënë re që në ndehsjet e fundit skuadra ka bërë mirë duke u ngritur në aspektin moral dhe psikologjik, si skuadër kemi fituar dy ndeshje të rëndësishme me Besëlidhjen në Lezhë dhe Burrelin në Peshkopi. Kupa është një kompeticion tjetër dhe ne jemi të mobilizuar. Dihet forca e Vllaznisë, luajmë në fushën e tyre, por djemtë janë të mobilizuar. Në këto ndeshje rrallë e ke shansin që të shkosh deri këtu, ndaj edhe djemtë po mobilizohen”.

“Në futboll ndodh gjithçka dhe kur luhet me një takim, atëherë çdo gjë varet në 90-të minuta apo dhe 120-të minuta. Unë e shoh në një këndvështrim tjetër, nuk dua që të fus ekipin në presion, por duhet që të jemi shumë të motivizuar ashtu si dhe në ndeshjet që kemi luajtur në kampionat”, – tha trajneri Agim Canaj në prag të ndeshjes me Vllazninë në Kupën e Shqipërisë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...