Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Canaj: Vllaznia perlë e futbollit shqiptar, e pranova pa kushte

Largimi i befasishëm i Hasan Likës, drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, bëri që në pankinën e Vllaznisë të kthehet një njohje e vjetër e shkodranëve, trajneri vlonjat Agim Canaj.

Ky i fundit arriti marrëveshjen dje, ndërsa sot doli në një konferencë për shtyp para mediave, ku ndër të tjera foli për objektivat e tij me skuadrën shkodrane dhe arsyet që e bindën të pranojë ofertën.

Profesor, jeni për herë të tretë tashmë në krye të Vllaznisë…
Kjo është një dëshirë e kahershme e imja. Asnjëherë nuk i kam thënë “jo” Vllaznisë, sa herë që ajo ka pas nevojë për mua dhe mendoj se Shkodra është një nga qytetet ku unë jam ndjerë shumë mirë si trajner, edhe në marrëdhëniet me njerëzit. Kështu që, pse jo edhe kësaj radhe e pranova pa kushte në aspektin profesional, jo nga situata ku ndodhet Vllaznia, sepse e kam marrë atë në dy situata më ndryshme, njëherë për kampion dhe herën tjetër në një situatë më të vështirë. Tashmë është një moment që skuadra duhet të konsolidohet, sepse Vllaznia nuk e meriton të luajë në këtë kategori, sepse është një perlë e futbollit shqiptar dhe pa të Superiorja ka ndalur frymën.

Me kontigjentin që ka skuadra aktualisht, do arrihet objektivi?
Në fjalët e para që u thashë lojtarëve, u bëra të qartë se asgjë nuk është arritur dhe ajo që është më kryesorja, edhe pas këtij pushimi të kampionatit, nuk duhet të mendojmë se gjërat kanë mbaruar. Unë marr një punë të lënë nga miku im Hasan Lika, që ka bërë një punë të shkëlqyer, por na duhet ende shumë punë. Çdo gjë arrihet me punë dhe unë jam i gatshëm të vë në dispozicion gjithë përvojën time, për të arritur objektivin kryesor, daljen në Superligë.

Ke komunikuar me Hasan Likën?
Kam komunikuar dje me Hasan Likën, sepse dje u konkretizua edhe marrëveshja ime me Vllazninë. Më priti me shumë kënaqësi, folëm gjatë sepse nesër ai niset për Amerikë. Në fakt edhe më përpara kam folur me Hasanin, sepse unë e kam mik prej shumë kohësh, që në fillesat tona si futbollistë së pari, e më pas edhe si trajnerë. Fjala e parë që unë u thashë lojtarëve ishte ajo se asgjë nuk është arritur. Unë marr një punë të lënë në mes nga miku im dhe një trajner shumë i mirë siç është Lika, i cili ka bërë një punë të shkëlqyer me këtë ekip dhe duhet ta çojmë deri në fund atë.

E ke ndjekur Vllazninë gjatë këtij sezoni?
E kam ndjekur në disa ndeshje dhe kam fatin e mirë se në skuadër kam disa futbollistë të cilët i kam patur edhe dy herët e kaluara, kur kam drejtuar Vllazninë. Do kem edhe mbështetjen e drejtuesve që kanë bërë një punë shumë të mirë dhe mendoj se së bashku do të arrijmë objektivin tonë, fillimisht për t’u ngjitur në Superligë dhe më pas, për të arritur edhe pikën kulmore, fitimin e Kupës.

Do mendoni edhe për Vllazninë e sezonit të ardhshëm?
Unë kam ardhur në këto momente për të vazhduar punën e lënë përgjysmë. Në të ardhmen do të bisedojmë për të gjitha situatat dhe për të ardhmen e ekipit.

Jeni këtu për një plan afatgjatë?
Shpresoj.

Diçka pozitive që gjeni si drejtues Suad Licin, një emër të njohur për ju ngaqë e keni patur sportist?
Di të them se Lici deri më tani ka bërë një punë shumë të mirë, sepse vetë rezultatet e tregojnë këtë gjë. Shpresojmë që gjërat në të ardhmen të jenë edhe më mirë për Vllazninë, qoftë Agim Canaj trajneri apo dikush tjetër.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...