Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Cancelo nuk bind Allegrin, pritet largimi në verë

Pas vetëm një sezoni me fanellën e Juventusit, Joao Cancelo duket se do të duhet të mendojë për një tjetër skuadër, veçanërisht nëse në pankinë konfirmohet Massimiliano Allegri, i cili nuk ka fort konsideratë për portugezin.

Ndonëse e nisi si titullar, Cancelo përfundoi në stol, ndërsa në shumë ndeshje aktivizohej si sulmues krahu, rol të cilin nuk është se e ka pasur fort të preferuar dhe tashmë Allegri ka dhënë miratimin për largimin e tij në verë.

Destinacioni më i mundshëm duket Anglia, ku Pep Guardiola ka një simpati të veçantë për të, pasi është një nga mbrojtësit anësorë më të mirë në qarkullimin dhe kontrollin e topit, ndaj është gati të paguajë 60 milionë euro në arkat e Juventusit.

Megjithatë përpara se të nisin negociatat, bardhezinjtë do të duhet të ndajnë mendjen për të ardhmen e Allegrit fillimisht, pasi ndryshimi në pankinë, mund të ndryshojë edhe fatin e Joao Cancelos.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...