Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Cancelo te Juvja, arrihet marrëveshja me Valencian

Joao Cancelo është shumë pranë Juventusit. Pas ditësh të tëra bisedimesh, bardhezinjtë kanë arritur marrëveshjen me Valencian për transferimin e mbrojtësit të djathtë portugez në Torino. Marotta dhe Paratici kanë vendosur të kënaqin klubin spanjoll që kërkon 40 milionë euro për kartonin e ish lojtarit të Interit. Juventusi i ka vendosur dy oferta në tryezë Valencias. E para është 35 milionë euro menjeherë plus 5 milionë të tjera në formë bonusesh. Oferta e dytë është 10 milionë euro për një huazim një vjeçar dhe 30 milionë të tjera për blerjen e detyrueshme në fund të këtij sezoni. Mbetet për t’u parë se cilën do të zgjedhë Valencia e cila kërkon ta shesë futbollistin portugez brenda datës 30 qershor dhe kërkon të arkëtojë sa më shumë nga shitja e tij në optikën e fair-play-it financiar.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...