Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Candreva: Falënderoj tifozët për mbështetjen, kam dhënë gjithçka me fanellën zikaltër

Antonio Candreva i dha fund eksperiencës së tij 4-vjeçare me fanellën e Interit dhe vendosi të transferohet te Sampdoria, me të cilën arriti marrëveshjen për të nënshkruar për 4 sezone me një pagë prej 1.5 milionë eurosh në vit.

Pas lajmeve të mediave italiane për konkretizimin e marrëveshjes për largimin e Candrevës, ka qenë vetë ky i fundit që ka konfirmuar gjithçka nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku ka falënderuar zikaltrit.

“Krenar që kam dhënë gjithçka me fanellën zikaltër. Falënderoj tifozët për gjithë dashurinë dhe mbështetjen që më kanë dhënë gjatë këtyre viteve. Jam munduar t’ua shpërblej në fushë, deri në pikën e fundit të djersës. Përqafime dhe fat për Interin”, shkroi Candreva.

Futbollisti numëron 151 ndeshje me fanellën e Interit, teksa ka arritur të shënojë edhe 18 gola, ndërsa zikaltrit do të arkëtojnë 2.5 milionë euro nga shitja e kartonit të Candrevës, i cili pritet që nesër të prezantohet zyrtarisht te Sampdoria.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...