Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Candreva: Fitojmë derbin për t’a mbajtur larg Milanin

Antonio Candreva ishte protagonisti absolut në fitoren e Italisë ndaj Shqipërisë në Shkodër pasi me golin e tij vendosi fatet e ndeshjes. Por nga përfaqësuesja e kaltër te Interi, pasi të dielën në San Siro luhet derbi i Madoninës. Një supergol i Candrevës në sfidën e fundit ndaj kuqezinjëve nuk u mjaftoi zikaltërve pasi Milani barazoi në fund dhe ndeshja u mbyll në barazim 2-2.

Në një konferencë për shtyp, Candreva ka nënvizuar se Interi duhet ta fitojë këtë sfidë për t’a thelluar akoma edhe më shumë avantazhin ndaj Milanit në klasfikim me diferencën që për momentin është 7 pikë. I pyetur nëse do të dëshironte të ishte ai njeriu që do të vendoste derbin me një gol të tijin, italiani shtoi se më shumë sesa të ishte njeriu-derbi do të preferonte që Interi të merrte tre pikët, duke vendosur suksesin e skuadrës në plan të parë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...