Boks

Canelo Alvarez mposht në 12 raunde britanikun Smith

Gennady Golovkin fiton në Florida dhe Canelo Alvarez kundërpërgjigjet pa humbur kohë në Teksas. Vetëm një ditë pas fitores së madhe të 38-vjeçarit të mirënjohur kazak ndaj polakut Kamil Szeremeta erdhi edhe reagimi i menjëhershëm i boksierit të famshëm meksikan, që mposhti pas 12 raundeve po në Shtetet e Bashkuara sfidantin e tij Callum Smith. Një fitore tepër e rëndësishme ndaj një kundërshtari të rrezikshëm që është 16 centimetra më i gjatë sesa ai, në shtatlartësi. Një duel i dominuar pothuajse nga fillimi në fund nga 30-vjeçari nga Guadalajara, që fitoi takimin me vendim unanim të gjyqtarëve, duke siguruar brezin në versionin WBA si dhe titullin vakant në peshën super të mesme në Federatën WBC.

Nëse “Triple G” e rrëzoi katër herë me “knock down” sfidantin e tij polak, Canelo në krahun tjetër 24 orë më vonë pati nevojë për plot 12 raunde për të mbyllur takimin me moshatarin e tij britanik. Saul Canelo Alvarez e mbajti vazhdimisht nën presion kundërshtarin e tij nga Mbretëria e Bashkuar, që u paraqit në San Antonio në Alamodome pa asnjë humbje. Përpara këtij dueli 30-vjeçari nga Liverpooli mbante titullin në 27 muajt e fundit, pra që nga shtatori i vitit 2018 në peshën nga 72,57 deri në 76,2 kilogramë në versionin WBA, megjithatë boksieri britanik e gjeti veten shpesh herë të mbështetur me kurriz, në litarët e ringut. Canelo kishte më shumë se 13,5 muaj pa u ngjitur në ring dhe fitoren e fundit boksieri i famshëm nga Jalisco e kishte regjistruar në Nevada, në MGM Grand Garden Arena, Paradise, ku i rrëmbeu titullin në peshën deri 79 kilogramë boksierit të mirënjohur rus Sergey Kovalev në Federatën WBO.

Që pas skualifikimit 6-mujor që vuajti në vitin 2018, kur dështoi në një test antidopingu tani Saul Alvarez ka rreshtuar plot 5 fitore radhazi në harkun e 27 muajve të fundit. Humbjen e vetme në karrierën e tij 15-vjeçare si profesionist boksieri meksikan e ka pësuar pikërisht në “MGM Grand Garden Arena” të Las Vegasit, shtatë vjet më parë, kur u mund nga boksieri legjendar amerikan Floyd Mayweather Jr, që i rrëmbeu brezin në Federatën WBC në peshën deri 69,9 kg, pas 12 raundeve, sepse “Pretty Boy” u vlerësua asokohe si fitues nga shumica e gjyqtarëve të ndeshjes.

Këtë herë Canelo u ngjit në ring përpara 12.000 të pranishmëve, i shoqëruar nga një grup i muzikës tradicionale meksikane mariachi. 30-vjeçari nga Guadalajara u duk shumë i qetë dhe krejt ndryshe nga ç’kishin parashikuar specialistët boksieri i famshëm meksikan nuk e vuajti aspak diferencën e konsiderueshme ndërmjet tyre në shtatlartësi.

Saul Alvarez zotëroi ringun dhe u duk se nuk e kishte humbur aspak grintën e tij të mëparshme, ndërsa Callum Smith vuajti ndjeshëm mënyrën e drejtpërdrejtë të boksimit nga ana e Canelo-s. Nga ana e tij 30-vjecari nga Merseyside e la ringun tepër i zhgënjyer dhe përfundoi në lotë në dhomën e tij të zhveshjes, për vetë faktin që nuk doli për asnjë cast në mënyrën e tij të zakonshme të boksimit, ndërsa Canelo në krahun tjetër e konsideroi si një natë të paharrueshme dhe pa dyshim si një ndër mbrëmjet më të mëdha në karrierë.

Pa dashur të justifikohet pas ndeshjes stafi i Callum Smith foli për një dëmtim që pësoi në pjesën e bicepsit në fillimin e takimit boksieri britanik. Smith konsiderohej si një rival i rrezikshëm, por u kuptua qartë që Canelo e kishte përgatitur sfidën në mënyrën më të mirë të mundshme dhe boksieri meksikan e mposhti moshatarin e tij që në aspektin psikologjik, duke I qëndruar shpesh herë kompakt dhe në distancë të afërt, e pavarësisht krahëve të gjatë të kundërshtarit, i imponoi rivalit britanik boksin e tij me një rrezik gjithmonë të kalkuluar. Gjyqtarët i dhanë fitoren natyrisht Canelos në mënyrë unanime 119-109, 119-109 dhe 117-111. Bilanci i përgjithshëm i boksierit meksikan përmirësohet në 54 fitore, 36 prej të cilave me “knock out”, 2 barazime dhe vetëm 1 humbje në 57 ndeshjet e zhvilluara gjithsej në karrierën si profesionist, ndërsa boksieri britanik që në raundin e nëntë u gjakos në pjesën e hundës pësoi humbjen e parë në karrierë pas plot 27 fitoreve rresht, 19 prej të cilave të mbyllura përpara kohe.

Tani gjithçka i hap rrugën plotësimit të triologjisë së sfidave të mëdha Canelo – Triple G, dhe duke parë edhe vendosmërinë e boksierit të famshëm meksikan për një rematch, caktimi i një date për duelin e tretë ndërmjet dy boksierëve të mëdhenj Canelo Alvarez e Gennady Golovkin do të jetë thjesht cështje kohe.

 

 

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency