Boks

Canelo mposht Yldirim, gati për unfikimin e titujve

Canelo mundi pa shumë vështirësi boksierin turk, Avni Yildirim dhe regjistroi fitoren e 55-tw në karrierë, duke mbrojtur me sukses titujt botërorë në versionet WBA dhe WBC në peshën super të mesme. Takimi për titujt në kategorinë nga 72,57 deri në peshën 76,2 kilogramë në Federatat WBA dhe WBC u zhvillua në Florida, në Miami Gardens në Hard Rock Stadium, sidoqoftë dueli në ring zgjati vetëm tri raunde gjithsej, pasi 29-vjeçari turk u tërhoq përpara se të fillonte raundi pasardhës. Në këtë mënyrë boksieri i famshëm meksikan Saul Alvarez respektoi parashikimet me një fitore tepër të lehtë, që tashmë i hap rrugë përballjes me boksierin britanik Billy Joe Saunders.

Gjithçka u bë e ditur menjëherë pas ndeshjes nga promotori i mirënjohur, Eddie Hearn, i cili konfirmoi pas takimit në Florida se Canelo do të unifikojë titujt më datën 8 maj në një duel të drejtpërdrejtë me boksierin anglez Billy Joe Saunders. 31-vjeçari nga Hertfordshire është kampioni në fuqi në peshën super të mesme në Federatën WBO dhe ka një rekord perfekt në karrierën e tij si profesionist, me 30 fitore në 30 ndeshjet e zhvilluara, 14 prej të cilave përpara kohe me “knock out”.

Mbetet për t’u përcaktuar vetëm vendi se ku do të mbahet dueli i 8 majit, një sfidë e veçantë ku kampioni meksikan synon të bëjë bashkë tri brezat në versionet WBC, WBA dhe WBO. 30-vjeçari nga Guadalajara është kampion bote në katër divizione të ndryshme: nga pesha e mesme e lehtë, pra 66,67 kg deri në kategorinë më të lehtë të peshave të rënda, pra 79,37 kilogramë. 37 nga 55 ndeshjet e tij në karrierën si profesionist Saul Alvarez i ka fituar përpara kohe me “knock out”.

Në bilancin e përgjithshëm të 58 takimeve Canelo ka dy barazime: një me kazakun Gennady Golovkin në shtatorin e vitit 2017 në Nevada dhe tjetrin me bashkëkombësin e tij Jorge Juarez në atdhe në Tijuana, në ndeshjen e tij të pestë në karrierë, në qershorin e vitit të largët 2006, ndërsa humbjen e vetme Saul Alvarez e ka pësuar pas plot 12 raundeve në 14 shtatorin e vitit 2013 në Las Vegas, nga boksieri legjendar amerikan Floyd Mayweather Jr.

Për momentin brezi në peshën super të mesme në Federatën IBF mbahet nga 28-vjeçari nga Shtetet e Bashkuara Caleb Plant, që ka një rekord perfekt me 21 fitore në 21 ndeshjet e zhvilluara, 12 prej të cilave me “knock out”. Një triumf i mundshëm i Canelos në sfidën me britanikun Billy Joe Saunders do ta afronte boksierin e famshëm meksikan akoma më shumë drejt sfidës me kampionin nga Tennessee dhe unifikimit të të gjithë titujve, për ta bërë në këtë mënyrë Saul Alvarezin edhe të parin kampion të padiskutueshëm në historinë e boksit, në peshën super të mesme, pra deri në 76,2 kilogramë.

Sfida e fundit në Florida ishte thjesht një ndeshje rutinë për të dhe Canelo e rrëzoi boksierin turk që në raundin e tretë, ndërsa më pas Avni Yildirim vendosi të mbyllë përfundimisht aty takimin, duke u tërhequr që përpara fillimit të raundit të katërt. Kjo ishte ndeshja e parë për Canelo-n që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur mundi në Teksas me vendim unanim pas 12 raundeve britanikun Callum Smith, ndërkaq për Yildirim në krahun tjetër disfata e pësuar në Hard Rock Stadium është e treta, në 24 ndeshje që ka zhvilluar gjithsej boksieri turk.

 

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency