Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Çani-Alijev, dyshja e polemikave në Superiore

Moxhi e tha me plot gojë: do t’i rishoh Çanit kontratën nëse nuk është gati! Edhe te Kukësi kanë të njëjtin problem me sulmuesin azer, Alijev, ndërsa së fundi i kanë dërguar edhe një mesazh të qartë: Deri në janar, bëj si te bësh, më pas ik!

Dashuritë e mëdha të verës janë kthyer në grindje pa kthim pas. Pse dy blerjet më të rëndësishme të Partizanit dhe Kukësit, qëndrojnë më shumë në gazetë dhe web, sesa në fushë? Po golat? Nëse kujtoni prezantimet e kësaj dysheje sulmuese, kuptoni sa shumë janë zhgënjyer klubet. Më pas, kur i hedh një sy pagës përkatëse të tyre, hutohesh fare.

Rastet nuk janë identike, sepse Çani erdhi i dëmtuar dhe procesi i rikuperimit zgjati më shumë se mendohej. Sulmuesi shqiptar u aktivizua 2 ndeshje, por pa shfaqur asgjë për t’u mbajtur mend, në fushën e lojës, ndërsa tani është sërish i dëmtuar. Nga ana tjetër, sulmuesi i verilindorëve, Alijev po vuan skemën dhe konkurrencën. Mesa duket, Bakaj dhe Guri funksionojnë mirë dhe për sulmuesin azer nuk ka më vend në formacionin e trajnerit Milinkoviç.

Çfarë do ndodhë me ta? Duhet një mrekulli për t’i rikthyer të rëndësishëm, në klubet respektive. Për momentin janë të padëshiruar, por mund të ishin një super dyshe sulmuese…, të paktën në letër.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...