Itali

Cannavaro gati për eksperiencën e parë si trajner në Itali, arrin akordin me klubin e njohur

Pas eksperiencave në Kinë dhe Arabinë Saudite, Fabio Cannavaro është gati të rikthehet si trajner në Itali, pasi po negocion për t’u ulur në stolin e Beneventos, skuadër që militon në Serinë B.

Mediat italiane zbulojnë se palët janë shumë pranë një marrëveshjeje për një bashkëpunim 2-vjeçar, me Cannavaron që do të marrë vendin e Fabio Casertës së shkarkuar dhe te Benevento do të gjejë edhe mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare, Frederic Veseli.

Skuadra e Beneventos ka ambicie të ngjitet sërish në Serinë A, ndërsa Cannavaro, që tashmë ka 49 vite mbi supe, e sheh si trampolinën e duhur për të nisur një karrierë të suksesshme edhe si trajner, pasi ka shkëlqyer si futbollist, duke marrë Topin e Artë dhe fituar Kupën e Botës si kapiten në 2006-ën.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency