Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Capello: Lukaku nuk është kampion, më befasoi mbrojtja e Napolit

Romelu Lukaku ishte emri i bujshëm i merkatos së Interit, me belgun që iu bashkua zikaltërve në fillim të muajit gusht dhe arriti të gjejë dy herë rrugën e rrjetës, në dy javët e para të kampionatit.

Megjithatë për ish trajnerin e Italisë dhe shumë skuadrave të njohura europiane, Fabio Capello mendon se sulmuesi belg nuk është një kampion i madh, nga ata që mund të bëjnë diferencën.

“Ka shënuar dy gola, por nuk është një kampion i madh. Ai ka shënuar nga një gabim i portierit dhe me penallti. Është sulmues që punon mirë, lëviz shumë në fushë dhe bën pjesë te lojtarët që u duhet trajnerëve, por vetëm kaq. Sulmues që mund të bëjë diferencën është Sanchez, nëse do të rikthehet në formën e tij më të mirë. Ai po që mund të nxjerrë një gol nga hiçi dhe të vendosë një ndeshje”, tha Capello.

Duke analizuar dy javët e para të kampionatit, tekniku italian tha se vijon të mendojë që Juventus është ekipi më i mirë në Itali, ndërsa nuk e fshehu zhgënjimin për mbrojtjen e Napolit.

“Juventus konfirmoi se mbetet skuadra për t’u mposhtur. Më pëlqeu veçanërisht shumë në pjesën e parë të ndeshjes me Napolin. Këta të fundit kanë gabuar shumë në mbrojtje në dy javët e para. Mendoja se mbrojtja e Napolit është nga më të mirat në Europë, por dy javët e para më treguan të kundërtën”, u shpreh Fabio Capello.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...