Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Capello: Në Itali kemi kopjuar anën negative të futbollit të Guardiolës

Fabio Capello ka analizuar duelin Milan-Juventus, që është përballja më e rëndësishme e fundjavës në Itali. Kuqezinjtë duan të reagojnë pas humbjes ndaj Chelsea, ndërkohë që ekipi i Allegrit synon t’i japë vazhdimësi rezultateve pozitive.

76-vjeçari italian, i cili ka drejtuar dhe fituar në pankinat e dy skuadrave të mëdha, kritikon edhe fiksimin italian për të kopjuar stilin e Pep Guardiolës, pasi sipas tij në Serie A po kopjohet keq futbolli që praktikon tekniku i Manchester City.

Diferencën në futboll e bëjnë gjithmonë lojtarët. A e patë Di Marian përballë Maccabi Tel Aviv? Një lojtar klasi mund të mos bëjë shumë gjëra në fushë, por prek tre topa dhe dërgon dy herë shokët e skuadrës përpara portës kundërshtare.

Milani humbi në Londër, por ata janë një skuadër që luajnë mirë. Kuqezinjtë do të tentojnë të dominojnë ndeshjen, ndërkohë që mungesa e Di Maria-s do të ndikojë te Juventusi.

Në Itali kemi kopjuar gjërat më të këqija nga “Guardiolizmi”: qarkullimin e topit dhe pasimet anësore. Vetë Pepi ka evoluar, ai tani luan me një qendërsulmues klasik, teksa ne i kemi hequr çdo përgjegjësi lojtarëve që duke u spostuar në krah nuk rrezikojnë më”, deklaroi Fabio Capello.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...