Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Cara humb penallti, Partizani zhgënjen edhe ndaj Egnatias

Partizani ndalet në shtëpi nga Egnatia. Të kuqtë barazuan 1-1 me rrogozhinasit dhe humbin një shans ideal për të ngushtuar diferencën me vetëm 1 pikë me Tiranën në krye.

Të besuarit e Colellas e nisën vrullshëm takimin dhe kishin një mundësi të shkëlqyer për të kaluar në avantazh me Tedi Carën nga pika e penalltisë në pjesën e parë. Në të 22′, sulmuesi nga Kavaja mori përsipër ekzekutimin e 11-metërshit, por u ndal mjaft mirë nga Alen Sherri.

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, ndërsa “Demat” duhet të prisnin minutën e 80′ për të gjetur golin e avantazhit. Engjëll Hoti shënoi për Partizanin, me mesfushorin që përfitoi nga asisti i Hadrojit dhe ndali topin në rrjetë me një gjuajtje të fortë.

U duk si goli i fitores për të kuqtë, por Egnatia arriti të barazonte rezultatin vetëm 7 minuta më vonë. Dwamena vendosi ekuilibrat pas një kontrolli perfekt në zonë dhe shtangu me gjuajtjen në shtyllën e parë portierin Alban Hoxha.

Me këtë barazim, Partizani mbetet në vendin e dytë me 31 pikë ndërsa Egnatia merr një pikë të rëndësishme teksa mban vendin e pestë me 27 pikë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...