Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Carabao Cup/ Sarri zhgënjehet me VAR-in, shkon me lap top në konferencë për shtyp

Chelsea humbi në sfidën e parë gjysmëfinale të EFL Cup ose Carabao Cup, përballë Tottenhamit, me rezultatin minimal 1-0, falë një goli të shënuar nga harry Kane me 11-metërsh, i cili u akordua vetëm pas konsultimit me VAR-in.

Ndonëse “blutë” e Londrës e kanë edhe një mundësi më 24 Janar, për të përmbysur këtë rezultat, Maurizio Sarri u shfaq mjaft i revoltuar për mënyrën sesi erdhi kjo humbje, ndërsa zhgënjimin e tij e pati veçanërisht me VAR-in.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, trajneri i Chelseat u paraqit me një lap top, ku kishte të fiksuar momentin e nisjes së aksionit që soli edhe penalltinë për Tottenhamin dhe ku dukej qartë që Kane nisej disa centimetra në pozicion jashtë loje.

Sarri ka nxjerrë në pah gabimin e arbitrave të VAR-it, që nuk panë aksionin nga fillimi, ndërsa theksoi se skuadra e tij nuk meritoi të humbte, për atë që dha në fushën e lojës dhe se fati i ndeshjes u vendos nga ai moment.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...