Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Cardiff nuk heq dorë nga çështja Emiliano Sala, i kërkon 110 milionë euro dëmshpërblim Nantes

Fati i rezervoi një surprizë të hidhur ish-futbollistit Emiliano Sala i cili në janarin e vitit 2019 firmosi me skuadrën e Cardiff që në atë periudhë ishte pjesë e Premier League. Teksa argjentinasi ishte duke udhëtuar nga Franca aty ku luante me Nantes me një avion privat, ai dhe piloti pësuan një aksident duke humbur tragjikisht jetën.

Sala nuk mundi ta realizonte ëndrrën për të luajtur në Angli, ndërsa kur kanë kaluar diçka më shumë se katër vite nga momenti që argjentinasi u nda nga jeta, të dy klubet vijojnë të mbeten në procese gjyqësore duke pretenduar secila para për një transferim që nuk u krye kurrë. Kujtojmë se Cardiff ende nuk i ka kaluar 17 milionë euro në arkat e Nantes, para me të cilat bleu kartonin e Sala.

Lexo edhe: 

Madje, uellsianët kanë kaluar së fundmi në kundërsulm duke qenë se pretendojnë një dëmshpërblim prej 110 milionë euro nga Nantes. E gjitha lidhet me rezultatet sportive të Cardiff që në fundin e atij sezoni zbriti në Championship. Te Cardiff pretendojnë se me golat e Sala, skuadra do të kishte mbijetuar në elitë dhe si rrjedhojë nuk do të kishte pësuar një goditje të madhe financiare.

Kujtojmë se procesi civil po zhvillohet në Francë dhe pritet që më datë 22 maj të shprehet më gjerë rreth çështjes së Sala, teksa bëhet e ditur se gjykata për momentin nuk ka pranuar ta marrë në shqyrtim pretendimin e Cardiffit për një dëmshpërblim prej 110 milionë eurosh.

Nga ana tjetër, edhe klubi i Nantes e cilëson pretendimin e Cardiff si një absurditet ndërsa mbeten besimplotë se gjykata do të vendosë në favorin e tyre duke detyruar klubin uellsian të paguajë 17 milionë eurot e transferimit.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...