Formula 1

Carey: Formati aktual kushton shumë, të ndryshojmë model

Formula 1 duhet të ndryshojë model, pasi kushton shumë dhe është një kompeticion ku janë fare të pakët ata që fitojnë. Është ky pak a shumë thelbi i deklaratës së dhënë nga bosi i ri i Formula 1, Chase Carey, për Planet F1, ku 63-vjecari irlandezo-amerikan mbrojti propozimet e bëra për ndryshimet në motor, përsa i përket kampionatit të shumëpërfolur të vitit 2021.

Drejtuesi më i lartë i këtij aktiviteti iu përgjigj në këtë mënyrë kritikave të skuadrave Mercedes, Renault dhe Ferrari, në lidhje me zgjedhjet që duhen bërë për të përcaktuar standardin teknik të motorëve të Formulës 1, duke filluar që nga viti 2021, që konsiderohet edhe si sezoni i ndryshimeve të mëdha, pasi shënon pikërisht edicionin e parë pa “Paktin e Konkordias”.

Pakti aktual është i 7-i i serisë dhe ka filluar të respektohet që nga viti i largët 1981 dhe marrëveshja që quhet Konkordia për shkak të sheshit me të njëjtin emër pranë Champs-Elysees, në Paris, ku ka edhe selinë Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit, bën fjalë për marrëveshjen komerciale që rregullon pjesëmarrjen dhe trajtimin ekonomik të të gjitha skuadrave që rivalizojnë në kampionatin botëror të Formulës 1.

Në fakt, pakti më i fundit, pra ai në fuqi, është firmosur në 2013-ën dhe është i vlefshëm deri në fund të vitit 2020, por propozimet e para në lidhje me ndryshimet, të hartuara për më tepër në fshehtësi të plotë, duket se i kanë lënë të pakënaqur ekipet, deri në atë pikë sa për të kërcënuar me tërheqjen e tyre nga ky aktivitet.

Gjithçka është ende në hapat e para dhe gjërat po diskutohen në parim, megjithatë padroni i ri i Formula 1 insistoi për të bërë saktësimet e nevojshme. Sipas Chase Carey-t, çdo skuadër që afrohet në Formula 1 është e ndërgjegjshme që nuk do t’ia dalë dot mbanë, ose maksimumi do të luftojë për një vend në mes të klasifikimit dhe nëse gjërat do të mbeten kështu, ky sport nuk do të tërheqë më askënd. Numri 1 i këtij kompeticioni shpjegoi që në respekt të skuadrave historike, nevojitet që kampionati të jetë më i ekuilibruar, me shpenzime të parashikueshme dhe më të ulëta për t’u përballuar.

63-vjecari nënvizoi gjithashtu faktin që në të kaluarën gjithsekush është kujdesur për interesat e veta dhe për të gjetur mënyrën për të mundur kundërshtarët, ndërsa aktualisht, shtoi Carey, dëshira është për të pasur rivalitet në pistë, në kuadrin e një vizioni të përbashkët. Irlandezo-amerikani shpjegoi që diferencat ndërmjet ekipeve do të mbeten, pasi skuadrat vazhdojnë të jenë shumë të rëndësishme, megjithatë Carey me të drejtë rrëfeu se këto kohë në Formula 1 ka skuadra që shpenzojnë afërsisht gjysmë miliardë dollarë në sezon, për të mbajtur në pistë një apo dy makina, kështu që duhen gjetur rrugët e duhura për shpenzimet, motorët, aerodinamikën, për të përmirësuar rivalitetin në pistë si dhe gjendjen financiare të ekipeve, prandaj edhe si prioritet mbetet pikërisht përmirësimi i modelit të biznesit, për të gjitha ata që kërkojnë të drejtojnë një skuadër dhe të konkurrojnë në këtë kompeticion.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency