Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Carlo Ancelotti vazhdon karantinën, Reali e zëvendëson me djalin e tij

Carlo Ancelotti rezultoi pozitiv me Covid-19 ditën e mërkurë. Trajneri i Real Madrid ka simptoma të lehta dhe vazhdon të jetë i infektuar me koronavirus.

Klubi spanjoll konfirmon se italiani ndodhet në karantinë dhe nuk do të jetë i pranishëm në sfidën e radhës në kampionat kundër Celta Vigo-s.

Reali luan në transfertën galiciane ditën e shtunë (18:30), ndërsa të mërkurën viziton Chelsea në “Stamford Bridge”, sfida e parë çerekfinale e Champions League.

Kryesuesit e La Liga-s do të drejtohen nga Davide Ancelotti në stol, djali dhe ndihmësi i Carlos, me këtë të fundit që shpreson të jetë gati për duelin ndaj kampionëve në fuqi të Europës.

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...